29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kronika e zezë për ditën e djeshme në Tetovë

Mbrëmë në lagjen Drenovec në Tetovë pjesëtarët e policisë së Tetovës kanë arrestuar dy persona, njëri nga Tetova dhe tjetri nga Sllatina për shkak se tek ata është gjetur kokainë dhe marihuanë. Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 20 e 45 minuta, kanë arrestuar personin me iniciale I.H 44 vjeçar nga Tetova pasi që tek ai është gjetur kokainë dhe  personin me iniciale M.LL, 49 vjeçar nga fshati Sllatinë, sepse tek ai është gjetur heroinë.Pas zbardhjes së rastit do të ketë padi adekuate.

Një I burgosur në burgun e Tetovës pasi që kishte qëndruar në shtëpi, në kthim e sipër në burg është kapur duke tentuar të hyjë në burg me marihuanë. Autoritetet e burgut gjatë kontrollit ndaj 33 vjeçarit R.A nga Tetova, kanë gjetur drogë dhe mënjëherë kanë njoftuar policinë e Tetovës. Pas zbardhjes së rastit do të ketë padi adekuate.

Dje rreth orës 18  e 45 minuta, është denoncuar se në Tetovë, në bulevardin e rrugës Industriale vetura e tipit Pasat, me targa të Tetovës e drejtuar nga personi me iniciale Q.D nga Tetova, ka aksidentuar 52 vjeçarin me iniciale H.A nga fshati Poroj. Në aksident 52 vjeçari ka marrë lëndime të rënda trupore të cilët janë konstatuar në spitalin klinik të Tetovës. Është kryer hetim në vendin e ngjarjes.

Të fundit