20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

KRRE: Sot përfundon sezoni i ngrohjes

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE) njofton opinionin se në përputhje me Rregullat e Furnizimit me Energji Termike, në datën e sotshme, 15 prill, përfundon sezoni i rregullt i ngrohjes.

“Në ditët e tjera deri në fund të prillit, në përputhje me Rregullat, me qëllim që qytetarët të kenë komoditetin e duhur në ditët më të ftohta, do të vendoset në bazë ditore se a do të ketë ngrohje, në bazë të parashikimit nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (UHMR).

Në rast se UHMR-ja dërgon parashikim, i cili parasheh temperaturë të jashtme mesatare për ditën në vijim më të ulët ose të barbart me 12 gradë celsius, ngrohtoret janë të detyruara t’i furnizojnë konsumatorët me energji termike”, njoftojnë nga KRRE./Telegrafi/

Të fundit