20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

KRSKRR Maqedoni: Trotinetat elektronikë nuk mund të përdoren në rrugë dhe nga personat nën 14 vjeç

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje vozitësve të trotinetëve elektronikë që t’i respektojnë rregullat në komunikacion për shkak të sigurisë së tyre dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Për shkak të pranisë më të madhe të trotinetëve elektronikë nëpër rrugët e Shkupit dhe qyteteve të tjera. KRSKRR njofton se me këtë mjet transporti mund të voziten personat mbi 14 vjet dhe këto trotinetë janë të ndaluar të përdoren në rrugë.

“Vozitësi duhet të drejtojë trotinetin elektronik në rrugë për biçikleta, dhe nëse nuk ka rrugë të tilla, duhet të përdorë vendin për këmbësore. Në rrugën për biçikleta nuk duhet të lëvizë më shumë se 25 kilometra në orë, ndërsa në rrugë për këmbësorë jo më shumë se gjashtë kilometra në orë”, njoftojnë nga KRSKRR.

Ata sqarojnë se nëse dy ose më shumë vozitës lëvizin në grupe duhet të shkojë njëri pas tjetrit dhe se vozitësit duhet të mbahen me dorë.

“Vozitësi nuk duhet të transportojë ose shtyjë sende që mund të pengojnë drejtimin e trontitentit, nuk duhet të transportohen persona të tjerë dhe nuk duhet të mbahen kafshë. Duhet të mbahet helmetë mbrojtëse gjatë vozitjes së trotientit elektronik(duhet, po nuk ka dënim)”, sqarojnë nga KRSKRR.

Të fundit