23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

KRSKRR: Motoçiklistët viktima më të shpeshta në aksidente, mbani kasketa dhe pajisje mbrojtëse

Statistika e zezë për motoçiklistë të pësuar në aksidente rrugore në muajt e fundit shqetëson, si dhe të dhënat statistikore nga vitet e kaluara të cilat tregojnë se motoçikletat paraqesin deri në dy për qind nga numri i përgjithshëm i automjeteve në vend, pjesëmarrës në trafikun rrugor, ndërsa përafërsisht 10 për qind nga numri i përgjithshëm i personave të vdekur në aksidente janë motoçiklistë, porosit Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit në Rrugë (KRSKRR).

Sipas KESKRR, shpejtësia e papërshtatshme e ngasjes dhe mospërdorimi i pajisjes dhe kasketës mbrojtëse ndahen si arsye kryesore për pasojat tragjike në të cilat marrin pjesë motoçiklistët.

Pikërisht për këtë Këshilli Republikan për Siguri të Komunikacionit në Rrugë u rekomandon motoçiklistëve të mbajnë kasketë mbrojtëse, jelek reflektues dhe pajisje tjetër mbrojtëse, ta ulin shpejtësinë të mbajnë distancë, t’i përdorin dyja frenat, të shmangin “këndet e vdekura”, të mos ngasin sllallom dhe të kapërcejnë në mënyrë të rregullt, të mos ngasin nën ndikim të alkoolit dhe substancave të tjera psikotrope dhe të drejtojnë me automjetin në mënyrë në të cilën nuk ulet stabiliteti i tij.

Muajve të fundit, shtojnë, statistika e zezë është përplot me raporte për motoçiklistë të vdekur dhe të lënduar në aksidente. ar/

Të fundit