20/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryeministri bullgar do të dorëzojë në Parlament propozimin francez për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov sot në Asamblenë Popullore do ta dërgojë propozimin francez për heqjen e vetos së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur vetë Petkovi para bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, informuan mediat bullgare.

Petkovi ka thënë se është “në hollësi i njoftuar me skemën se si do të ndodhë e gjithë kjo: Të enjten zyrtarisht do të dërgohet te të gjitha vendet anëtare të BE-së, ndërsa unë personalisht nesër do ta dërgoj në parlament. Personalisht pas meje qëndrojnë Emanuel Makron dhe Ollaf Shollc. Do ta pranojmë, ndërsa pastaj vazhdojmë më tutje”.

Dje, në vetë fillimin e takimit në Këshillin e Ministrave, Petkovi e ka lexuar kërkesën e tij, e cila është pranuar, “propozimi i presidencës franceze menjëherë të dërgohet në Komisionin kuvendor për politikë të jashtme”

Të fundit