23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryeministri i Sllovenisë paralajmëroi dorëheqje dhe kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryeministri i Sllovenisë, Marjan Sharec paralajmëroi se sot do të japë dorëheqje nga funksioni.

Sharec theksoi se me koalicionin e pakicës nuk mund të arrihet e tërë ajo që planifikon ta bëjë dhe kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Me një koalicion të tillë në Parlament nuk mund t’i realizoj pritjet e qytetarëve. Do të jem në mundësi ta bëjë këtë pas zgjedhjeve”, theksoi Sharec në konferencë për shtyp.

Ai shtoi se Qeveria e tij e pakicës nuk mund t’i miratojë ligjet e rëndësishme.

Paraprakisht, ministri slloven i Financave Andrej Beroncel ka dhënë dorëheqje. Sipas agjencisë sllovene të lajmeve STA, me siguri arsyeja për dorëheqjen është mosmarrëveshja me draft-ligjin për heqjen e sigurimit shtesë shëndetësore. fb/

Të fundit