24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryeministri pret që hetimi të tregojë ku është Igor Spasovi

Kryeministri Zoran Zaev pret që hetimi të tregojë ku është Igor Spasovi, i cili është i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit.

Zaevi sot, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, tha se institucionet kanë vepruar në pajtim me ligjin dhe se janë vëzhguar të gjitha procedurat.

“Pres që hetimi të tregojë ku është njeriu. Institucionet veprojnë në pajtim me ligjin, gjithsesi edhe në pjesën e të drejtës cilitdo të burgosur apo njeri i cili e kryen dënimin e tij – të drejtën për fundjavë dhe të drejtën për pushim. Është vepruar në pajtim me të gjitha procedurat. Besoj se hetimi shumë shpejt do të bohet i ditur se çfarë ndodh gjegjësisht ku është z. Spasov”, deklaroi Zaevi pas vizitës në katin e rinovuar të Klinikës për Gastroenterohepatologji në Qendrën klinike “Nëna Terezë” në Shkup

Të fundit