19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetari Bilall Kasami i shoqëruar nga kandidatët e tjerë për deputet realizoi takime me banorët e lagjeve Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël, Teteks1 dhe Poroj,

Përfundoi me sukses edhe një ditë (me 14 aktivitete) nga fushata zgjedhore. Duke i respektuar gjitha rekomandimet dhe duke u kujdesur për shëndetin e qytetarëve, Lëvizja BESA gjatë ditës së sotme realizoi këto takime:
✅Njësia Zgjedhore 6:Kryetari Bilall Kasami i shoqëruar nga kandidatët e tjerë për deputet realizoi takime me banorët e lagjeve Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël, Teteks1 dhe Poroj, ndërsa kandidati për deputet Fadil Zendeli pati aktivitet me Forumin Rinor në Gostivar. Kandidati Adnan Azizi realizoi takime me banorët e fshatrave Cerovë dhe Rogle (Komuna e Zhelinës)
✅Njësia Zgjedhore 5:Takim i kandidates Melinda Rashidi me banorët e fshatrave Mexhitli, Ostrec dhe Llazhec (Komuna e Manastirit) si dhe takim me strukturat e Forumit Rinor në Strugë.
✅Njësia Zgjedhor 1 & 2:Kandidati për deputet Kastriot Rexhepi pati aktivitet për shpërndarje të programit zgjedhor në Çair. Kandidatit Bastri Bajrami realizoi takime në Vizbeg dhe Haraçinë, ndërsa të dy kandidatët bashkarisht realizuan takim me strukturat e Forumit Rinor dega Çair.

Të fundit