19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot takoi ambasadorin Gir.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot ka takuar ambasadorin e ri të BE-së për Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir.

Në takim Sela dhe ambasadori Gir kanë diskutuar mbi ngjarjet aktuale politike sidomos ato që kanë të bëjnë me procesin euro-integrues.

“Kryetari Sela ka ripërsëritur qëndrimet politike të ASH në lidhje me funksionimin e shtetit ligjor, si segment kyç dhe domosdoshmëri për fillimin e bisedimeve për BE. Respektimi i të drejtave të njeriut, reformat në drejtësi, demokratizimi i institucioneve dhe zhvillimi ekonomik, janë parakushte që Maqedonia e Veriut duhet t’i plotësojë sa më parë. Kryetari Sela ka folur edhe në lidhje me kontestit e krijuar me Bullgarinë duke i kërkuar ambasadorit të BE-së në Shkup z.Gir një angazhim më të madh të BE-së në forcimin e dialogut mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të inkurajuar palët për gjetjen e një konsensusi të shpejtë dhe të qëndrueshëm”, thuhet në komunikatën e ASH-së.

Çdo vonesë në zgjedhjen e kontestit me Bulgarinë, siç theksohet, “është vonesë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të gëzuar benefitet politike, ekonomike dhe ato të sigurisë që i ofron Bashkimi Evropian”.

Të fundit