23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka thënë se këtë javë pritet që të rifillojnë punët në bulevardin Bllagoja Toska (video)

Kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka thënë se këtë javë pritet që të rifillojnë punët në bulevardin Bllagoja Toska. Për Televizionin Koha, Kasami ka thënë se nëse punimet vazhdojnë nga ura do të kërkohet asistencë të policisë, në rast se ka kundërshtime eventuale, kurse nëse punimet fillojnë nga pjesa e shkollës tekstile atëherë duhet që EVN-ja të kryejë punën e saj dhe të nisin punimet.

Nga ana tjetër qytetarët kërkojnë që sa më shpejtë të rifillojnë punët në këtë bulevard.Ata thonë se duhet që pushtetuarve t`ju bëhet presion për përshpejtimin e punëve.

Bllagoja Toska është një premtim dhe zotim edhe I kryetarëve të mëhershëm të komunës së Tetovës./Tv Koha/

Të fundit