28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetari i komunës së Zhelinës në Maqedoninë e Veriut, Blerim Sejdiu vizitoi Bashkinë Korçë.

Gjatë takimit me zv.kryetarin e bashkisë Kletjon Kita, Sejdiu vlerësoi Korçën si një nga qytetet model për ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimin e turizmit i cili e ka bërë Korçën një nga qytetet më atraktive dhe më të vizituara në çdo stinë.Gjatë takimit u diskutuan ide mbi mundësitë e bashkëpunimit mes Korçës dhe Zhelinës në fusha të ndryshme.

Korça dhe Zhelina, sot janë edhe më afër!
Të ndjekim hapat e të ecim drejtë rrugës së më të suksesshmëve. Me Korçën do shkëmbejmë ekperiencat e njëra-tjetrës, sidomos komuna jonë do të ketë nderin dhe privilegjin që të frymëzohet nga eksperiencat e Bashkisë Korçë, e cila dallohet edhe për vlerat e lashta kulturore e qytetare./TV KOHA/

Të fundit