19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetari Sejdiu prezantoi përfundimin e punimeve të rikonstruimit të shkollës me mjetet e siguruara nga UNOPS

Sot në sh.f “Ibrahim Temo” fshati Strimnicë, në një ambient krejtësisht të ri dhe festiv, mirëpritëm filloristët e rinjë, të cilët do të ndjekin mësimin në këtë shkollë.
Kryetari i komunës z.Blerim Sejdiu, Ju uroi fillimisht shëndet dhe shumë suksese në mësime me shpresë që vitin e ardhshëm do festojmë me kushte më të mira pa protokolle pandemie.
Kryetari Sejdiu prezantoi përfundimin e punimeve të rikonstruimit të shkollës me mjetet e siguruara nga UNOPS, dhe me kofinancim nga komuna e Zhelinës. Me realizimin e këtij projekti, nxënësit do të kenë kushte shumë më të mira edhe higjienike për të zhvilluar mësimin me prezencë fizike në këtë gjendje pandemie.
Qoft i mbarë ky vit dhe i suksesshëm për të gjithë!
Urime dhe suksese!

Të fundit