28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryetarja e Tetovës kundërshton masën e Qeverisë për maskat

Masat e reja të Qeverisë që i obligojnë qytetarët e Tetovës, Kumanovës dhe Prilepit për përdorimin e maskave, janë të papranueshme për kryetaren e Komunës së Tetovës. Ajo tha për “Alsat” se si shtab i krizës, nga Qeveria do të kërkojnë që mbajtja e maskave të jetë e obligueshme vetëm në ambientet e mbyllura. Sa i përket sigurimit të maskave, Arifi thotë do të kërkojnë tu sigurohen sipas nevojës.

“Në jemi me komunikim të rregullt me autoritetet qeveritare, këtë shqetësim do ta parashtrojmë atje dhe shpjegimi dhe kërkesa jonë do të jetë që masat mbrojtëse kryesisht të vlejnë për ambiente të mbyllura ndërkohë që pjesa tjetër të jetë e lirë ashtu siç ka qenë deri tani. Në qoftë se vendimi mbetet i tillë pa përmirësim, ashtu siç do të kërkojmë ne, gjithsesi se do të kërkojmë që me vendimin të sigurohet edhe sasia e nevojshme për qytetarët”, deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Komunës.

Ndryshe mendon kryetari i Komunës së Prilepit Ilija Jovanovski. Ai vlerëson se masat e reja të Qeverisë duhet të respektohen. Ndërsa shton se vetë komuna tani më ka zgjidhur mungesën e maskave për qytetarët e saj.

“Për qytetarët e Prilepit, komuna e Prilepit ka siguruar rreth 60 mijë maska mbrojtëse dhe ne një pjesë të madhe të tyre ua ndamë qytetarëve të cilët kishin dalë për të shkuar në Kish, në markete, tregje në sheshe. Gjithandej iu shpërndanë maska qytetarëve tanë. Numri më i madh është shpërndarë, pjesa tjetër do të shpërndahet të martën. Ne jemi të organizuar prej në fillim kemi, gjashtë kompani përgjegjësi të cilat prodhojnë maska, madje në periudhën e kaluar madje bëmë donacion edhe në qytete tjera dhe institucione tjera në shtet”, u shpreh Ilija Jovanovski, kryetar i Prilepit.

Për shkak të festës kreu i Kumanovës Maksim Dimitrievski thga se do të përgjigjet të hënën. Kryetarët e komunave, apelojnë tek institucionet shtetërore që të zgjidhin problemin me keqpërdorimin që bëjnë barnatoret të cilat shesin me çmim shumë të lartë maskat. Në seancën e 43-të të mbajtur mbrëmë, Qeveria vendosi masa të veçanta për Tetovën Kumanovën dhe Prilepin. Ndër to, kërkohet që të ndërpritet transporti publik dhe privat, më saktë të gjitha hyrjet dhe daljet në Tetovë nga komunat e Pollogut dhe të Shkupit./Alsat/

Të fundit