14/10/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryhet transplantimi i parë i syrit në botë

Kirurgët në New York kanë thënë se kanë bërë transplantimin e plotë të syrit të parin në botë te një burrë, edhe pse nuk është e sigurt se do t’i kthehet edhe shikimi.

Aaron James, i cili i mbijetoi një aksidenti elektriciteti me tension të lartë, kaloi 21 orë në operacion për t’ia zëvendësuar gjysmën e fytyrës së tij.

Ekspertët e kanë quajtur këtë një arritje jashtëzakonisht të madhe në mundësinë për t’iu rikthyer shikimin miliona njerëzve.

Më 27 maj ai u fut në operacion për transplantim të një pjese të fytyrës ku u përfshinë më shumë se 140 punonjës shëndetësorë.

James është personi i 19-të në SHBA që ka pranuar transplantim të fytyrës.

Të fundit