29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryqi i Kuq do ta shënojë Ditën e Dhurimit të Gjakut

Me rastin e 17 marsit, Ditës së Dhurimit të Gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot në Shkup do të mbahet ngjarje solemne në organizim të Kryqit të Kuq.

“Dhurimi vullnetar i gjakut në vendin tonë ka për qëllim që të motivohen sa më shumë njerëz që vullnetarisht të dhurojnë gjak i cili është i nevojshëm për mjekimin e të sëmurëve dhe të lënduarve. Dhurimi i gjakut i zhvillon vetitë e humanizmit dhe solidaritetit dhe ka rëndësi edukative te qytetarëve, ndërsa veçanërisht te të rinjtë, kontribuon për ngritjen e nivelit të kulturës shëndetësore dhe vetëdijes publike”, bëjnë të ditur nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë ngjarje, njoftojnë, do të marrin pjesë kryetari i Kryqit të Kuq, Romell Vellev, sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti dhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

“Në shenjë mirënjohjeje ministri Sali do t’i ndajë mirënjohjet për 16 organizata komunale të Kryqit të Kuq të cilët e përmbushën planin për dhurimin e gjakut në vitin 2021”, paralajmërojnë nga Kryqi i Kuq.

Të fundit