16/04/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kryqi i Kuq do të realizojë fushatë për furnizimin e inkubatorit për foshnjat e akomoduar në Klinikën e fëmijëve

Kryqi i Kuq në kuadër të shënimit të 75 vjetorit do të realizojë fushatë për sigurimin e parave si donacion për Repartin e neonatologjisë në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve.

Mjetet që do të mblidhen do të përdoren për blerjen e një inkubatori për foshnjat e lindura para kohe dhe për foshnjat e sëmura në Klinikën e fëmijëve.

Për fushatën sot në pres-konferencën do të informojnë sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti dhe drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Natasha Najdanovska Aluloska. MIA.ls/fab

Të fundit