16/04/2024
19.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

KSHPK: Presim përfshirje dhe reagim nga subjekte shtetërore relevante për shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) kumtoi se pret përfshirje dhe ragim nga të gjitha subjektet relevante shtetërore për rastin me shkarkimin e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.

“Duke e pasur parasysh pozicionimin e Këshillit  Gjyqësor si organi më i lartë i pushtetit gjyqësor, që duhet të angazhohen për respektimin e pa kompromis të parimit të qeverisjes të së drejtës dhe sigurimit të pavarësisë së pushtetit gjyqësor si shtylla e tretë e pushtetit, Komisioni Shtetëror shpreh shqetësim serioz për ngjarjet në seancën e Këshillit Gjyqësor, prej të cilave në media janë prezentuar edhe video-regjistrime”, thuhet në kumtesën e sotme të KSHPK.

Komisioni i përkujton personat të cilët janë në funksione më të larta shtetërore dhe kryejnë autorizime publike, ndaj obligimit për respektimin e parimeve të ligjshmërisë dhe integritetit nga Ligji për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave.

“Parimi i ligjshmërisë: “(1) Çdokush është i detyruar të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në ushtrimin e funksionit, të pushteteve publike dhe të detyrave zyrtare. (2) Askush nuk mund ta përdorë funksionin, autoritetin publik, detyrën zyrtare dhe pozitën për të kryer ose për të lënë një veprim që sipas ligjit nuk i lejohet, përkatësisht duhet ta kryejë, as ta bëjë kryerjen e veprimit juridik, për shkak të interesit personal, as interesit të një personi tjetër. (3) Askush nuk mund të thirret në përgjegjësi për korrupsion, përveç në rastet dhe kushtet e parashikuara me këtë ligj, me Kodin Penal dhe me ligje të tjera dhe në procedurën e përcaktuar me ligj, me Kodin penal dhe një ligj tjetër në procedurë të rregulluar me ligj”, thuhet në kumtesë.

Nga KSHPK përkujtuan edhe parimin e integritetit dhe nenin 39 paragrafi 1 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Përplasjes së Interesave, me të cilin ndalohet çfarëdo ndikimi gjatë përzgjedhjes, emërimit dhe shkarkimit nga pozitat drejtuese.

Të fundit