28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

KSHZ-ja i ndau certifikatën për deputet Bedri Fazliut nga BDI-ja, në vend të Florin Besimit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) i lëshoi ​​sot certifikatë për deputet, Bedri Fazliut nga BDI-ja i cili në dhomën ligjvënëse e zëvendëson Florin Besimin.

Certifikata për deputet e lëshuar nga KSHZ-ja duhet të verifikohet nga Kuvendi.

Fazliu vjen nga NjZ 6 nga radhët e BDI-së.

Më herët, Kuvendi e konstatoi dorëheqjen e Florin Besimit të cilën ai e paraqiti pas reagimit të Komisionit të Antikorrupsionit, sepse vëllai i tij Fatmir Besimi duhet të propozohet për ministër të Financave. ls/fab

Të fundit