KSHZ me mendim të vetëm se zgjedhjet duhet të jenë në pajtim me Kodin zgjedhor dhe se Lista zgjedhore duhet të përpunohet – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

KSHZ me mendim të vetëm se zgjedhjet duhet të jenë në pajtim me Kodin zgjedhor dhe se Lista zgjedhore duhet të përpunohet

Anëtarët e Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ) ndërtuan mendim të vetëm lidhur me vazhdimin e procesit zgjedhor që sot duhet t’i parashtrohet presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.

Sipas informatave nga KSHZ, anëtarët e Komisionit u takuan dje pas takimit me shefin e shtetit, dhe u dakorduan se të gjitha vendimet që duhet të sillen lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe vazhdim të procesit zgjedhor në kontekst të masave për koronavirusin duhet të jenë në pajtim me Kodin zgjedhor dhe ligjet ekzistuese.

Komisioni, sipas informatave të MIA-s, konsideron se Lista zgjedhore duhet të përpunohet në pajtim me teknologjinë për përpunim të ri, që është përshkruar në Ligj dhe me afate saktë të caktuara.

Ekzistonte dilema se çfarë mendimi do të ndërtojë KSHZ-ja, i cili ishte i obliguar në të nga liderët politikë në takimin tek presidenti Pendarovski të martën, duke i pasur parasysh mendimet e ndryshme me të cilat në mediume dolën kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski dhe anëtari i Komisionit Boris Kodnarko, si dhe ish-anëtarë të trupit më të lartë zgjedhor në vend.

Liderët e partive politike në takim u dakorduan përmes shefit të shtetit të sigurohet mendim për vazhdim të procesit zgjedhor që do të ndihmonte për caktimin e datës për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare. Në takim Qeveria u obligua të marrë mendim nga Komisioni për sëmundje ngjitëse dhe nga misioni i OSBE/ODIHR-së kur do të mund të udhëtonin në vend dhe të organizohen për vëzhgim të zgjedhjeve.

Kryeministri Oliver Spasovski dje në Shtip, duke i pasur parasysh masat për përballje me koronavirusin, kumtoi se Qeveria po bën protokoll të hollësishëm se si do të zhvillohet fushata e partive politike në terren, por edhe si do të mbahen zgjedhjet në ditën e votimit.

“Kryesisht në të gjitha protokollet është distanca dhe mbajtja e pajisjes mbrojtëse dhe kjo është mjaft me rënësi nëse dëshirojmë ta mirëmbajmë gjendjen, të tillë siç e kemi, të kemi tendencë të uljes së të infektuarve dhe nga ai aspekt do të përgatitet protokoll i hollësishëm, si të sillen subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore dhe për vetë ditën e zgjedhjeve”, tha Spasovski.

Ai pret që partitë tashmë javën e ardhshme do ta konfirmojnë edhe datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Përsëriti se prioritet është shëndeti i qytetarëve, por se gjithashtu është mirë që sa më shpejtë të kemi zgjedhje, në mënyrë që të kemi institucione funksionale. ab/

Related posts

Ka arritur dërgesa e tretë e pajisjeve për gjurmë të gishtave, ka filluar trajnimi i këshillave zgjedhorë

Televizioni Koha

Taravari propozon qeveri të zgjeruar teknike për t’u përballur me pandeminë

Televizioni Koha

Fillon projekti i dytë në teatrin e Tetovës | VIDEO

Televizioni Koha

Leave a Comment