16/04/2024
14.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

KSHZ: Nuk kemi filluar përgatitje për zgjedhjet e parakohshme, e respektojmë dekretin qeveritar

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve (KSHZ), informon që në tërësi i demanton titujt në disa media në bazë të të cilëve thuhet se Komisioni shtetëror i zgjedhjeve i ka filluar përgatitjet për Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Aktivitetet e vetme që Komisioni shtetëror i zgjedhjeve i realizon për momentin janë aktivitetet lidhur me funksionimin e përditshëm të institucionit.

“Njëkohësisht informojnë se Komisioni shtetëror i zgjedhjeve, në tërësi e respekton Dekretin me fuqi ligjore për pyetjet lidhur me zgjedhjet nr.44-2413/1 të 21 marsit 2020, të sjellur nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të së cilës KSHZ miratoi Konkluzë për ndërprerje të të gjitha aktiviteteve për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përcaktuara për 12 prill 2020, nr. 08-1022/1 të 22 marsit 2020”, potencohet në kumtesën e KSHZ-së. ab/

Të fundit