29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

KSL: kërkon që të gjithë të papunët të lirohen nga pagesa e rrymës dhe ujit.

Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) kërkon që të gjithë të papunët të lirohen nga pagesa e rrymës dhe ujit.

Në kumtesën e sotme, KSL vlerëson se rritja e faturave për rrymë dhe rritja e akcizës së derivateve të naftës direkt janë barrë e qytetarëve.

“Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë kërkon nga shteti që të heqë dorë nga pagesa për shfrytëzim të resurseve të rrymës dhe ujit të cilat i posedon shteti dhe të mos ketë kërkesa për të njëjtat nga të papunët me çka do të tregojë se me të vërtetë kujdeset për qytetarët e saj. Njëherësh dëshirojmë të njoftojmë se përmbaruesit tashmë janë në procedura për pagesë të atyre të cilët nuk i kanë paguar shpenzimet e tyre jo për shkak të vullnetit të tyre, por për shkak të krizës e cila i kaploi qytetarët gjatë periudhës së kaluar, ndërsa vijon edhe rritje e të njëjtave”, thuhet në kumtesë. fc/

Të fundit