19/03/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

KU ËSHTË DALLIMI MES GJENDJES SË KRIZËS DHE ASAJ TË JASHTËZAKONSHME?!

“Gjendje krize” është situatë e shkaktuar nga rreziqet që mund t`I cënojnë të mirat dhe jetët e qytetarëve dhe sigurinë e vendit, për parandalimin e të cilës duhen më shumë resurse – thuhet në Ligjin për Menaxhim me Kriza.

Qeveria, thuhet në këtë ligj, miraton vendim për përdorimin e resurseve të organeve të administratës shtetërore, organeve të Komunave dhe Qytetit të Shkupit, si dhe menaxhimin e tyre në rast të gjendjes së krizës.

Në rast të gjendjes së krizës mund të shfrytëzohen edhe resurset e Ndërmarrjeve Publike, institucioneve dhe shërbimeve, si dhe Shoqatave Tregtare që kanë rëndësi të vecantë për punë në gjendje krize, konform ligjit.

Pas propozimit të Qeverisë, për pjesëmarrjen e Armatës në përballjen me gjendjen e krizës vendos Presidenti I vendit. Forcat për mbrojtje dhe shpëtim të formuar konform Ligjit për Mbrojtje dhe Shpëtimnë gjendje krizes marrin pjesë në mënjanimin e pasojave.

DALLIMET MES GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME DHE GJENDJES SË KRIZËS

Në përgjithësi, dy situatat parashikojnë masa të njëjta, që do të thotë kontrolle më të rrepta dhe më shumë kufizime për qytetarët.

Shpallja e gjendjes së krizës parashihet me Ligjin për Menaxhim me Kriza, që është akt më I ulët nga Kushtetuta. Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut njeh shpalljen e situatës së jashtëzakonshme dhe të luftës, kurse jo atë të krizës.

Gjatë shpalljes së gjendjes së krizës, Qendra për Menaxhim me kriza është organ kompetentqë duhet të veprojë konform ligjit. Gjatë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria është organ kompetent që duhet të veprojë konform Kushtetutës dhe Ligjit.

Gjatë shpalljes së gjendjes së krizës do të duhet që në territorin e gjithë vendit që themelohen Shtabe të Krizës, që do të thotë angazhim me shumë resurseve njerëzore, që për momentin nuk rekomandohet duke marrë parasysh seriozitetin e situatës me COVID-19. Gjatë shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme Qeveria përmes aparatit shtetëror ka mundësi që në mënyrë më të thjeshtë t`I zbatojë masat për parandalimin dhe përballjen me koronavirusin.

Dallimi kyc mes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme apo të krizës është në efikasitetin e masave që mund të ndërmerren me qëllim të parandalimit dhe mbrojtjes, si dhe sanimin e pasojave që mund t`I shkaktojë COVID-19. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme I jep kompetenca Qeverisë të miratojë dekrete me fuqi ligjore. /KlanMacedonia

Të fundit