29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kufijtë e BE-së sërish hapen, Gjermania e para, shtetet tjera ende janë të kujdesshme

Gjermania dëshiron gradualisht t’i hap kufijtë e saj me disa vende fqinje, derisa shtetet tjera nga Bashkimi Evropian ende janë të kujdesshme për atë çështje.

Kusht për tërë lehtësimin e planifikuar të masave në komunikacionin tejkufitar është se numri i infeksioneve të reja në vendin fqinj ose në rajonin fqinj nuk rritet dukshëm sërish.

Si udhëzim, Qeveria gjermane e citon numrin e pesëdhjetë rasteve të reja në 100.000 banorë në shtatë ditët e fundit. Nëse ka më shumë , kontrollet kufitare mund të vendosen sërish.

Nga dita e shtunë (16 maj) megjithatë, do të ketë kontrolle në vendkalimet kufitare me Francën, Austrinë dhe Zvicrën, por vetëm zgjedhje rasti. Kontrollet hiqen në vendkalimet kufitare me Luksemburgun, negociatat me Qeverinë daneze ende janë në rrjedhë.

Qëllimi i Qeverisë gjermane është vendosja e sërishme e trafikut të lirë rrugor nga mesi i qershorit, publikoi ministri i Punëve të Brendshme Horst Zehofer (CSU).

Duke e marrë parasysh atë që krahinat federale gjermane japin rregullore në lidhje me karantinën, Zehofer u propozon t’i heqin për udhëtarët e vendeve tjera të BE-së.

Por, zbutja e masave nuk është e njëjtë në të gjitha vendet.

Polonia nuk planifikon t’i hapë kufijtë e saj para 12 qershorit. Ende udhëhiqen biseda me Poloninë dhe Çekinë për zvogëlimin e kontrolleve kufitare dhe rregulloreve për karantinën. Prej datës 4 maj, ishte hequr karantina e obligueshme për polakët të cilët punojnë ose studiojnë në Gjermani dhe në disa vende tjera. Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë me personelin mjekësor dhe infermieret të cilat urgjentisht janë të nevojshme në spitale dhe shtëpitë e pleqve në Gjermani.

Nga ana tjetër, masat për ata të cilët vijnë nga Spanja dhe Italia nuk pritet të zbuten ende, për shkak të numrit jashtëzakonisht të madh të infektimit në ato vende. Spanja madje i ashpërsoi rregullat – Qeveria spanjolle vendosi karantinë dyjavëshe për të gjithë njerëzit të cilët hyjnë në vend nga 15 maji. sa/

Të fundit