DRTK Shkodër sjell përmes rrjeteve sociale një nga objektet emblematike të trashëgimisë kulturore të qarkut të Shkodrës: “Kulla e Gjon Markagjonit”, Monument Kulture i Kategorisë I, shpallur në vitin 1977.
Banesa në origjinë i përkiste stilit të banesës shkodrane me çardak e shek.XIX por pas tërmetit të 1905, familja fisnike i kërkoi arkitektit të njohur shkodranë Kolë Idromeno, rikonstruksionin e saj, duke i dhënë një stil tjetër neoklasik, dhe duke ndërtuar një kullë oktagonale, me 5 kate e cila për kohën ishte dhe me e larta në qytet, ndërkohë që rikonstruksioni dhe kulla përfunduan në vitin 1908./ atsh /






