24/04/2024
15.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kumtesë e LSDM-së për bisedimet për formimin e Qeverisë së re

Shkup, 7 gusht 2020

Në vijim janë bisedime serioze për formimin e Qeverisë së re e cila siguron kujdes të barabartë për të gjithë.

LSDM-ja filloi negociata serioze, tërësore me kryetarë dhe përfaqësues të lartë të partive politike të cilët janë pjesë e përbërjes kuvendore, për një mandat të ri katërvjeçar të një shumice të qëndrueshme në Parlament dhe formim të Qeverisë së përkushtuar, e cila do të lëvizë shpejt në rrugën evropiane dhe rrugën e ekonomisë dhe të drejtësisë.

Bisedojmë ekskluzivisht për formimin e Qeverisë e cila kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, të liruar nga çdo paragjykimesh etnike apo çfarëdo qoftë nacionalizmi. Qeveri e cila nuk ka kurrfarë dilemash kur është në pyetje rruga jonë e përbashkët e cila quhet “Maqedonia e Veriut – Një shoqëri për të gjithë”.

Më 15 korrik qytetarët në zgjedhje korrekte, të lira dhe demokratike i dhanë drejtimin, dhanë mbështetje të fortë që kujdesi për të gjithë në një shoqëri të përbashkët të vazhdojë edhe më shumë dhe madje edhe më mirë.

Këtë e kërkuan qytetarët në zgjedhje dhe këtë Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja dhe do ta ofrojë. Për dy vjet e gjysmë treguam se dimë dhe mundemi. Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do të tregojmë se mundemi të punojmë edhe më shumë madje edhe më mirë në interes të qytetarëve.

Qendra për Komunikime me Opinionin e LSDM-së

Të fundit