25/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kumtesë nga LSDM për negociatat dhe formimin e Qeverisë

LSDM fillon negociatat serioze me kryetarët partive politike, me grupet e punës, anëtarët e kryesive të partive, për një mandat të plotë katërvjeçar të shumicës stabile në Parlament dhe formimin e Qeverisë së përkushtuar, e cila do të lëvizë shpejtë përpara në rrugën evropiane dhe rrugën e ekonomisë dhe drejtësisë.

Bisedojmë kryesisht për formim të Qeverisë e cila kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, të liruar nga çfarëdo lloj paragjykimesh apo nacionalizmash etnikë, Qeveri e cila nuk ka kurfarë dilema kur është në pyetje rruga jonë e përbashkët e cila quhet “Maqedonia e Veriut – Një shoqëri për të gjithë”.

Biseduam për Qeveri e cila do të luftojë me krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, e posaçërisht vëmendje do t’ju kushtojmë pjesës për pastrimin e jurisprudencës dhe të kontrollit të prejardhjes së parave dhe kapitalit tek secili funksionar, rrugës së sistemit që do ta arrijmë bashkarisht.

Qeveria e re e kryesuar nga LSDM do të sjellë edhe reformë serioze në administratën publike, ndryshim i cili do të sjellë shërbime efikase, numër më të madh dhe më të shpejtë të shërbimeve për qytetarët, por edhe ulje të vëllimit të administratës për 20%, me numër më të vogël të ministrave dhe reacionalizim të shërbimeve publike.

Qeveria për të cilën bisedojmë, në vend të parë të agjendës së vet evropiane dhe qytetare, do ta ketë ekonominë e re të vendit, parime kryesore të së cilës janë vazhdimi i rritjes së rrogave, investim tek të rinjtë dhe në zhvillimin e barabartë rajonal, kujdesi i posaçëm për qytetarët më të varfër dhe mbështetja e vazhdueshme për sektorin vendor privat.

Këtë e kërkuan qytetarët në zgjedhje, kështu do të reflektojmë.

Në periudhën në vijim na pret dyfish më shumë punë, por së bashku, me përgjegjësi dhe përkushtim do t’ia dalim!

Sepse me të vërtetë mundemi! Mundemi edhe më shumë edhe më mirë!

LSDM – Qendra për komunikim me opinionin

Të fundit