23/04/2024
8.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kundër virusit edhe me ekspozitë virtuale (FOTO)

Vjollca SADIKU

Dibër, 18 maj – Në shkollën nëntëvjeçare “Said Najdeni” në Dibër, përveç mësimit online, zhvillohen edhe aktivitete të tjera në distancë, me qëllim që edhe në situatën kur jetojmë në kohë të virusit Kovid-19, të vazhdojë krijimtaria e nxënësve. Drejtori i shkollës Burim Kaziu thotë se “arti flet kur fjalët janë të paafta për të shpjeguar”. Mbase kjo thënie do t’i përshtatej më shumë situatës aktuale, që pas gjithë kësaj kohe në izolim dhe gjatë mësimit online, nxënësit tanë kanë diçka për të treguar përmes artit të tyre, ku përmes vijave, formave dhe ngjyrave shprehin ndjenjat dhe gjendjen e situatës që po kalon e gjithë bota e po ashtu edhe se si do ta shohin botën pas kësaj pandemie të përmasave botërore që pak e nga pak, pa e hetuar, po na e ndryshon mënyrën e jetës.

Ekspozita virtuale e titulluar “Shpesë”mundësoi që nxënësit të kenë mundësi të paraqesin nëpërmjet artit pikëpamjet dhe mendimet të tyre për jetën me koronavirusin. Sipas drejtorit Kaziu, të gjitha punimet në këtë ekspozitë virtuale janë realizuar nën kujdesin e arsimtares të artit figurativ Albulena Kaba, e cila në kontinuitet ka sukses në artin figurativ. Vizatimet janë postuar në faqen zyrtare FB të shkollës. Në këtë ekspozitë virtuale kushtuar jetës në situatë të koronavirusit, kanë mare pjesë shumë nxënës.

Ata në vizatimet e tyre paraqesin pikëpamjet e tyre rreth jetës në momente të koronavirusit. Piktorët të rinj Eda Marke, Mirela Tollumi, Afërdita Ame, Flori Veliu, Amira Sela dhe nxënësit e tjerë me shumë sukses paraqitën vizatimet të tyre, të cilët me të vërtet hasën në një interesim të madh jo vetëm tek nxënësit, por edhe tek prindërit dhe dibranët në përgjithësi, me që vizitorët të veb faqes të shkollës dhe ekspozitës janë të shumtë. (koha.mk)

Të fundit