24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kurc: Ballkani Perëndimor nuk duhet të lihet i vetëm në krizën e koronës

Ballkani Perëndimor është një rajon në afërsinë tonë, prandaj ne kemi interesin më të madh për të qenë të qëndrueshëm dhe vendet në rajon të kenë perspektivë evropiane, porositi kancelari austriak Sebastian Kurc në prag të Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor, që do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme.

Kurc theksoi se vendet nga Ballkani Perëndimor nuk duhet të lihen të vetëm në tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

“Prandaj, BE, si dhe Austria, japin ndihmë në kujdesin e pacientëve në kujdesin intensiv, si dhe në shpërndarjen e pajisjeve mbrojtëse dhe ilaçeve”, tha Kurc.

Javën e kaluar, Austria pranoi pacientë nga Mali i Zi në klinikën Grac dhe shprehu gatishmërinë për të pritur pacientë nga Serbia, siç kishte njoftuar më parë, ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shallenberg.

Në Vjenë, theksojnë se Samiti, i cili duhej të zhvillohej në Zagreb, ndërsa tani do të bëhet përmes video lidhjes, paraqet sinjal të solidaritetit me rajonin.

Video-Samiti pritet të zgjasë një orë dhe në të do të marrin pjesë nga krerët e BE-së, të udhëhequr nga kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen.

Tema e parë e konferencës është solidariteti në pandemi, e dyta është perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja e BE-së për përpjekjet e reformave të vendeve.

Pjesa e tretë do të përqendrohet në mbështetjen e pasojave socio-ekonomike nga kriza dhe pjesa e katërt do të përqendrohet në bashkëpunimin e sigurisë. bs/fab

Të fundit