Kursimet e shqiptarëve kapin shifrën e 4 miliardë eurove – Tv Koha
Lajmi i Ditës

Kursimet e shqiptarëve kapin shifrën e 4 miliardë eurove

Euro është një monedhë mjaft e preferuar e kursimtarëve shqiptarë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, që raportohen në monedhën përkatëse, bëjnë të ditur se depozitat në euro në fund të vitit 2018 arritën në 4 miliardë euro, me një rritje prej 10% me bazë vjetore, ose rreth 370 milionë euro më shumë. (kjo rritje është shumë më e lartë sesa vlera raportimi në lekë i depozitave në valutë, ku zgjerimi ishte minimal prej 1% për shkak të efektit që ka pasur zhvlerësimi i euros, që ra nga 133 lekë në fillim të 2008-s në 123 lekë në fund të saj). Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë i kursimeve në monedhën e përbashkët.

Shtimi i depozitave në euro në 2018-n ishte shumë më i lartë krahasuar me vitin e mëparshëm, kur ato u rritën me vetëm 68 milionë euro. Në vitin 2018 rritja erdhi nga depozitat pa afat të individëve dhe nga kursimet e korporatave jo financiare.

Related posts

Hera e parë: Një mace pozitive me Covid-19 në Zvicër

Televizioni Koha

Çifti bashkëshortor i infektuar me korona virus,kanë hyrë në vend më 27 shkurt

Televizioni Koha

Tryezë e rrumbullakët “Reforma në mbrojtjen sociale – avancim dhe suksese, sfidat dhe hapat përpara”

Televizioni Koha

Leave a Comment