29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kurti e Osmani në Prekaz: Ky është kryeqyteti i kryengritjes dhe qëndresës së popullit tonë

Osmani: Prekazi dëshmon atë se çka është atdhedashuri
(E plotësuar) – Për ndër të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe tek kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti duke e quajtur Prekazin kryeqytet i kryengritjes dhe qëndresës së popullit tonë, tha se sot në 12-vjetorin e pavarësisë kujtojnë familjen Jashari me mall por edhe me krenari.
Kurti: Familjen Jashari e kujtojmë me krenari

“Erdhëm sot këtu në Prekaz në këtë kryeqytet të kryengritjes e të qëndresës se popullit tonë për të kujtuar dhe për të nderuar familjen Jashari, babain Shaban me nënën Zahiden, Ademin dhe Adilen, Hamzan e Feriden, Zarifen me fëmijët e tyre dhe familjen e gjerë gjithsej 59 veta të cilët luftuan dhe u sakrifikuan n ë një ngjarje të jashtëzakonshme e që sot njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës. Në 12-vjetorin e pavarësisë i kujtojmë me mall e pikëllim por edhe me shumë krenari”, tha kryeministri Kurti.
Kurse, kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se në këtë 12-vjetor kanë ardhur këtu në Prekaz për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, vend ky i cili është simbol i atdhedashurisë që duhet të ndiqet tutje.

Osmani: Ky vend dëshmon atdhedashurinë

“Për të nderuar në këtë 12-vjetor të pavarësisë sonë sakrificën e familjes Jashari të komandanti legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë anëtarëve të kësaj familje që u flijuan që ne sot ta gëzojmë lirinë dhe ta gëzojmë shtetin tonë është pikërisht ky vend që dëshmon atdhedashurinë që është simbol i asaj se si duhet ve ndi dhe duhet të vazhdoj të jetë dritë udhërrëfyese për punën tonë dhe brezat e ardhshëm”, tha Osmani.

Në këto homazhe krerët shtetëror u shoqëruan edhe nga zëvendëskryeministrat, Haki Abazi e Avdullah Hoti dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Albin Kurti e Vjosa Osmani bashkë nderojnë sakrificën e Familjes Jashari
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Në nder të sakrificës së familjes Jashari, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeveritar, kanë bërë homazhe të Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

“Sot ishim së bashku me kryeministrin Kurti dhe me anëtarët e Qeverisë së Kosovës për të nderuar sakrificën e Familjes Jashari dhe të komandantit legjendar Adem Jashari. Pikërisht ky vend që dëshmon atë se çka është atdhedashuri”, theksoi Osmani.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti, deklaroi se, Prekazi është kryeqytet i kryengritjes dhe qëndresës.
“Bashkë me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, erdhëm në Prekaz në këtë kryeqytet të kryengritjes e qëndresës sonë për të kujtuar e nderuar Familjen Jashari. Në 12-vjetorin e pavarësisë i kujtojmë me mall e pikëllim, por edhe me shumë krenari”, deklaroi Kurti.

Osmani dhe ministrat e LDK-së bëjnë homazhe të shtatorja e Rugovës

Menjëherë pas ceremonisë së ngritjes së flamurit në oborrin e Qeverisë, kryeparlamnetarja Vjosa Osmani dhe ministrat e LDK-së kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Homazhe i udhëhoqi zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ndërsa ishin edhe Agim Veliu, Hykmete Bajrami, Besian Mustafa, Vlora Dumoshi dhe Anton Quni.
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e Vetëvendosjes nuk i janë bashkangjitur këtij aktiviteti.

Ngritet flamuri në prani të Kurtit dhe Osmanit

Me ngritje të flamurit ka nisur ceremonia e shënimit të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte shefi i Qeverisë, Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, komandanti i FSK-së, ministra e zëvendësministra,

Ngritja e flamurit u bë nga garda ceremoniale nën intonimin e himnit nga bendi i FSK-së.

Më pas nderime nga figura të LDK-së janë bërë edhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Të fundit