25/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kurti: Thaçi është figurë ceremoniale dhe noter shtetëror

Ushtruesi i detyrës kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e paralajmërimeve të presidentit të shtetit., Hashim Thaçi se këtë javë do të ndërmarrë veprime për formimin e qeverisë së re, duke pasur parasysh se qeveria aktuale është shkarkuar nga Parlamenti, deklaroi se Thaçi i tejkalon autorizimet e veta dhe synon të imponojë vullnet politik në Kosovë.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, Kurti në fjalimin e tij para gazetarëve në Prishtinë deklaroi se presidenti i Republikës është “figurë ceremoniale” dhe “Noter shtetëror”.

“Unë jam ushtrues detyre kryeministër, por shteti ka president i cili është jashtë detyrave të tij me atë intencën e tij për ta formuar dhe imponojë vullnetin politik në Kosovë. Presidenti është një figurë ceremoniale, mund të thuhet noter shtetëror, i cili nuk është asnjëra nga shtyllat e shtetit. Është e qartë se ai nuk është i kënaqur nga kompetencat që i ka, por të tilla janë sipas Kushtetutës dhe atë është dashur ta mendojë me kohë”, deklaroi Kurti.

Thaçi dje paralajmëroi se këtë javë do t’i ndërmarrë veprimet, në pajtim me autorizimet e tij kushtetuese, për formimin e qeverisë së re në Kosovë, duke pasur parasysh se qeveria e tanishme e kryesuar nga Kurti është në dorëheqje, pasi që më 25 mars iu votua mosbesimi nga Kuvendi.

Kurti i refuzon kërkesat e presidentit të emërojë mandatar për formimin e qeverisë së re, duke pohuar se qeveria e re në situatë të këtillë, sipas interpretimit të tij të Kushtetutës, mund të formohet vetëm pas zgjedhjeve të reja, të cilat do të mbaheshin pasi që të kalojë epidemia me Kovid-19. ia/ab/

Të fundit