19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kush janë kompanitë më fitimprurëse në Shkup?

Dega në Shkup e korporatës shumëkombëshe “Johnson Matty” për prodhimin e pjesëve automobilistike mbetet kompania më e madhe në Maqedoninë e Veriut me seli në Shkup, sipas kritereve për të hyrat dhe fitimet.

Të ardhurat e “Johnson Matthey” vitin e kaluar arritën në 2.45 miliardë euro. Por ajo dominon edhe për nga fitimi që vitin e kaluar ishte 72.7 milionë euro, që e rendit si kompaninë më fitimprurëse në vend, shkruan portali faktor.mk.

Në vendin e dytë për nga të hyrat është kompania e përpunimit të naftës OKTA me 975 milionë euro, me një fitim prej 8.9 milionë euro.

Pas saj, radhitet Makpetrol me 609 milionë të hyra dhe 21 milionë euro fitim. Ndërmarrja shtetërore e energjisë ESM ka pasur të hyra 554 milionë euro, me fitim 36.6 milionë euro. Ndërsa pas saj radhitet EVN me 498 milionë të hyra dhe 8.9 milionë fitim. Më poshtë vijojnë kompanitë e tjera që i ka nxjerrë portali faktor.mk

 

Të fundit