Kushtetuta, si shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoni dhe çfarë nënkupton kjo – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Kushtetuta, si shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoni dhe çfarë nënkupton kjo

Nga vendet fqinjë, Serbia tashmë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit, mirëpo masat e marra janë të barabarta me masat e ndërmarra në vendin tonë edhe pse tek ne ende nuk është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut përcakton që gjendje e jashtëzakonshme mund shpallet kur ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi, të cilat i ngjajnë me gjendjes aktuale me virusin korona.

Në nenin 125 të Kushtetutës thuhet:

“Gjendja e jashtëzakonshme paraqitet kur ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi.Ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së
Maqedonisë ose të një pjese të saj e cakton Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës, Qeverisë ose së paku të 30 deputetëve.Vendimi me të cilin caktohet ekzistimi i gjendjes së jashtëzakonshme merret me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve dhe vlen më së shumti 30 ditë. Nëse Kuvendi nuk mund të mblidhet, vendimin për ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme e merr Presidenti i Republikës”.
Nëse shfaqet nevoja për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, atëherë pyetja e parë është se a do të mund që Kuvendi të mblidhet për arsye se tashmë Kuvendi është shpërndarë. Kjo dilemë është e lidhur ngusht edhe me anulimin eventual të zgjedhjeve të 12 prillit.

Por edhe në rast se Kuvendi nuk do të mund të mblidhet, Kuishtetuta parasheh që gjendje e jashtëzakonshme mund të shpallet edhe nga presidenti i shtetit, në rastin aktual, presidenti Stevo Pendarovski.
Qeveria me kompetenca të Kuvendit
Në rast se vendi vjen në një situatë të këtillë, neni 126 i Kushtetutës parasheh që “Qeveria në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjin miraton urdhëresa me fuqi ligjore”
“Në rast të ekzistimit të gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme Qeveria në përputhje me Kushtetutën dhe me ligjin miraton urdhëresa me fuqi ligjore. Autorizimi i Qeverisë që të miratojë urdhëresa me fuqi ligjore zgjat deri në përfundimin e gjendjes së luftës ose gjendjes së jashtëzakonshme, për të cilën vendos Kuvendi”, thuhet në nenin 126.Gjendja e jashtëzakonshme sipas Kushtetutës ka edhe pasoja tjera:
-Mandati i Presidentit të Republikës, Qeverisë, gjyqtarëve të Gjykatës
Kushtetuese dhe të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor Republikan vazhdohet për aq kohë
sa zgjat gjendja e luftës ose gjendja e jashtëzakonshme. (Neni 128)
-Qytetarët kanë të drejtë në mënyrë të qetë të tubohen dhe të shprehin protestë publike, pa paraqitje paraprake dhe pa leje të posaçme. Shfrytëzimi i kësaj të drejte mund të kufizohet vetëm në kushte të gjendjes së luftës dhe të gjendjes së jashtëzakonshme. (Neni 21)
-Mandati i deputetëve në Kuvend mund të zgjatet vetëm në rast të luftës ose
gjendjes së jashtëzakonshme. (Neni 63)
Kjo nënkupton që në rast se anulohen zgjedhjet e 12 prillit, në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme nuk do të mund të rikthehet qeveria e mëparshme, respektivisht vendin do të duhet ta drejtoj qeveria aktuale teknike./Alsat

Related posts

Babovski: Deri në fund të korrikut mund të aplikohet për subvencione në bujqësi sipas Programit të vitit 2020

Televizioni Koha

BDI dhe LSDM lëshojnë seancën e Këshillit komunal në Gostivar

Televizioni Koha

Pas Dimitrievskit, edhe Stojanovski negativ në testet e përsëritura për coronavirus

Televizioni Koha

Leave a Comment