28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kuvendi debaton për emërimin e Penovit për ministër të Vetëqeverisjes lokale

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pritet të debatoj rreth propozimit që Risto Penov të emërohet ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale, pasi bashkë-partiaku i tij dhe paraardhësi Goran Milevski dha dorëheqje nga ky posti për arsye personale.

Zgjedhja e Penovit është në rend dite të vazhdimit të seancës së 88-të, në të cilën është paralajmëruar edhe prania e kryeministrit Dimitar Kovaçevski.

Në rend dite të seancës plenare të 88-të është edhe zgjedhja e gjyqtarëve kushtetues, për të cilën debati ka përfunduar dhe vetëm duhet votuar. Bëhet fjalë për gjykatësit Fatmir Skenderit dhe Tatjana Vasic Bozadzieva. Ndërsa për shtatë kandidatët e tjerë, debati në Komision ende nuk ka përfunduar.

Të fundit