18/04/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kuvendi duhet të debatojë për përzgjedhjen e Naser Ziberit për avokat të popullit

Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e 32-të në të cilën në rend dite është Propozim vendimi për përzgjedhjen e Avokatit të popullit. Për avokat të popullit është propozuar Naser Ziberi. Është e pasigurt nëse sot Kuvendi do të ketë kuorum për punë, duke e pasur parasysh se partitë qeveritare nuk kanë shumicë për momentin për shkak të mungesës së deputetëve për shkak të Kovid-19, gjegjësisht izolimit.

Naser Ziberi u propozua për avokat të popullit nga ana e BDI-së, por kundër kandidaturës së tij është grupi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarëve dhe Alternativa. Ziberi, i cili është noter, ishte kandidati i BDI-së për kryeministër në fushatën për zgjedhjet e fundit parlamentare.

Pas një procedure të shkurtuar në këtë seancë, u propozuan edhe ndryshimet e Ligjin furnizime publike, ndryshimet e Ligjin për Shërbime mediatike audio dhe audiovizive, të propozuara nga deputetët nga shumica qeveritare.

Në rendin e ditës të kësaj seance janë ndryshimet e Ligjit për të drejtat e posaçme të anëtarëve të forcave të sigurisë dhe familjarëve të tyre, Propozim ligji shtesë për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, Propozim ligji shtesë për Zhvillimin e balancuar të rajonit , të gjitha në lexim të dytë.

Në leximin e parë, janë disa ligje edhe atë plotësimi i Ligjit për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesit e pensioneve, përfituesit e të drejtës së sigurimeve shoqërore për të moshuarit, të rinjtë, prindërit e vetëm, fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror, artistë dhe persona të tjerë të angazhuar në veprimtari kulturore, punonjës të filmit dhe artistë të estradës, ndryshime në Ligjin për Kontrollin, ndryshime të Ligjit për kontroll, ndryshimet e Ligjit për dhënien e shërbimeve financiare në largësi, ndryshime në Ligjin për aktivitetin detektiv dhe të tjera.

Në seancën e 32-të, rendi i propozuar i ditës ka 49 pika dhe midis tyre janë Strategjia kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesit 2021-2025, Propozim vendimi për miratimin e Planit financiar të ndërmarrjes publike radiodifuzive Radio Televizioni i Maqedonisë për vitin 2020, kërkesat për aprovime dhe plane financiare dhe raporte vjetore të disa institucioneve dhe komisioneve.

Të fundit