19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kuvendi i pranoi propozim-ndryshimet e ligjit për arsim fillor në lexim të parë

Deputetët mbrëmë vonë e përfunduan mbledhjen e 106-të në të cilën pranuan disa zgjidhje ligjore në lexim të parë dhe i miratuan ndryshimet e Ligjit për koncesione dhe partneritet publik-privat.

Në pjesën e pasdites të debatit u pranuan në lexim të parë Propozim-ndryshimet e Ligjit për arsim fillor në pajtim të të cilave propozohet në vend të numrit të deritanishëm minimal prej 24 nxënësve në paralele, si prag minimal të caktohen 20 nxënës. Sipas propozimit të ligjit, numri i nxënësve në paralele mund të lëvizë prej 20 deri 30 nxënës.

Ndryshim i rëndësishëm është edhe ajo që në drejtim të inkluzionit më të madh të nxënësve me pengesa parashihet prej vitit mësimor 2022/2023 të ashtuquajturat paralele të posaçme në kuadër të shkollave të rregullta fillore dhe shkollave të posaçme tashmë të mos regjistrohen nxënës të rinj me pengesa, por nxënësit të ciltë tashmë mësojnë në këto shkolla, të mund ta vazhdojnë mësimin në vetë shkollat nëse kjo është zgjedhje e tyre apo ndërkaq, vendim i prindërve apo kujdestarëve të tyre.

Në pajtim me rekomandimin nga Raporti i OECD-së, zgjidhja e re ligjore nuk parasheh ulje të numrit të ditëve mësimore, sepse gjendja e deritanishme tregon se nxënësit deri në moshën 14 vjeçare marrin mbi 900 orë më pak se moshatarët e tyre në vendet anëtare të OECD-së.

Nga sfera e arsimin në lexim të parë u pranua edhe Propozim-ligji për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa deputetët diskutuan edhe për Propozim-ligjin për furnizime publike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Të fundit