29/03/2024
9.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kuvendi miratoi ligjet për Kuvendin dhe për amnistinë

Në vazhdim të seancës së sotme të 106-të të Kuvendit, deputetët votuan Propozimin- Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Propozimin-Ligjin për amnisti, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Për propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Kuvendin gjithsej votuan 81 deputetë, dhe asnjë nuk ishte i përmbajtur dhe kundër. Në votim me shumicën e Badenterit “pro” votuan 24 deputetë, asnjë nuk ishte kundër dhe i përmbajtur.

Propozim-ligjin për amnisti, me procedurë të shkurtuar, deputetët e mbështetën me 76 vota “pro” dhe një “kundër”.

Me 84 vota “pro” asnjë kundër dhe të përmbajtur deputetët e votuan Propozim-ligjin për plotësime të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut me procedurë të shkurtuar.

Kuvendi në suaza të seancës së sotme konstatoi se Kërkesa për dhënien e interpretimit autentik sipas nenit 86 paragrafi (1) i Ligjit për konteste administrative, të parashtruar nga deputeti Jovan Mitrevski nuk është arsyetuar dhe nuk ka nevojë për interpretim autentik të nenit të këtij ligji për shkak të arsyeve të përmbajtura në raportin e Komisionit juridik-ligjvënës të Kuvendit. Ky konkluzion së bashku me raportin e Komisionit juridik-ligjvënës të Kuvendit t’i dorëzohet deputetit Jovan Mitreski.

Gjithashtu, Kuvendi konstaton se Kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të nenit 1, 8 dhe nenit 9 të ligjit për transformim në marrëdhënie të rregullt pune, të dorëzuar nga deputeti Husni Ismaili nuk është arsyetuar dhe nuk ka nevojë për interpretim autentik të nenit të këtij ligji për shkak të arsyeve të përmbajtura në raportin e Komisionit Juridik-ligjvënës të Kuvendit. Ky konkluzion së bashku me raportin e Komisionit juridik-ligjvënës të Kuvendit t’i dorëzohet deputetit Husni Ismaili.

Kuvendi konstaton se Kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të nenit 24 paragrafi (2) pika b) e Ligjit për nëpunës administrativ, i dorëzuar nga deputetja Snezhana Kaleska Vançeva nuk është arsyetuar dhe nuk ka nevojë për interpretim autentik të nenin të këtij ligji për shkak të arsyeve të përmbajtura në raportin e Komisionit juridik-ligjvënës të Kuvendit. Ky konkluzion së bashku me raportin e Komisionit juridik-ligjvënës të Kuvendit t’i dorëzohet deputetes Snezhana Kaleska Vançeva.

Për pasdite Kuvendi do të vazhdojë me punë pas vazhdimit të seancave 71, 79, 95, 97, 100 dhe 103.

Të fundit