Me 66 vota “kundër”, 15 “për” dhe 3 “abstenime”, ligjvënësi vlerësoi se propozim-Ligji për amnisti përmes të cilit pretendohej shpopullimi i burgjeve nuk meriton nevojën e miratimit. Pas këtij vendimi, propozuesi i ligjit në Qeveri, ministri i Drejtësisë Krenar LLoga tha se Maqedonia sot është më e padrejtë se dje. Rrëzimi i propozimit sipas tij ka të bëjë me hakmarrjen ndaj partisë së tij.
“Maqedonia sot është shtet më i padrejtë se dje, sepse ky është fillimi dhe mbarimi i asaj që ndodhi sot në Kuvend. Ajo që ndodhi sot është ajo që e prisnim, hakmarrje për mos votimin tonë të ndryshimeve në Kodin Penal”, tha Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.
Ai tha se Aleanca pwr Shqiptarwt nuk do ta lwshojw qeverinw.Edhe pse e cilëson hakmarrje, Lloga vlerëson se nuk ka bazë që subjekti i tij të largohet nga Qeveria pasi propozimi në Kuvend nuk ishte i tij.
“Aspak sepse propozimi ka qenë i Qeverisë. Unë kam qenë propozues deri tek Qeveria. Këtu mund të shihet se propozues është Qeveria. Kështu që nëse nuk ka kaluar, nuk ka kaluar propozimi i Qeverisë”, deklaroi Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke përshëndetur vendimin e Kuvendit kundër propozim-Ligjit për amnisti deklaroi se drafti nuk ofronte zgjidhje, pasi nuk do të shpopullonte burgjet.Kovaçevski tha se Qeveria e kaloi paraprakisht ligjin për t’i dhënë mundësi Llogës ta arsyetojë atë para deputetëve.
“Kishte argumente të cilat dëshmonin të kundërtën e draftit, përkatësisht ligji paraprak nuk i ka arritur efektet e dëshiruara. Numri më i madh i atyre që ishin amnistuar, menjëherë kishin kryer vepra të ngjashme penale dhe ishin burgosur. Argumenti i dytë është se mbi 2 mijë persona presin për t’u nënshtruar dënimit me burg, kjo nënkupton se nuk ka logjikë një ligj si ky dhe nuk zbresë kapacitetet. Për këtë arsye ishte dhënë edhe ideja për dënime me kusht, liri të parakohshme dhe probacion”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
Lligji parashikonte amnisti të plotë ndaj personave të dënuar me burg efektiv deri në 6 muaj dhe 30 për qind të masës ndaj personave me dënime më të larta. 286 persona do të liroheshin plotësisht dhe mbi 960 të tjerë do të përfitojnë liri të pjesshme. Propozimi nxiti reagime të mëdha, ndërsa partnerët e koalicionit qeverisës ishin deklaruar paraprakisht kundër zgjidhjes ligjore me arsyetimin se nuk do të zgjidh problemin me burgjet e mbipopulluara