07/07/2022
28 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri në mesatare. Në orët e pasdites, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit moti do të jetë jo-stabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullimave dhe erës së përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të ligë me reshje të rrëmbyeshme, erë të përforcuar dhe paraqitjes së breshrit, shkruan Alsat.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 dri në 14, ndërsa ajo maksimale prej 23 deri në 32 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare. Në orët e pasdites në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të ulet në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 27 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

Të fundit