29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kyuchyuk: Qeveria e re bullgare ka filluar proces të mirë të afrimit me Maqedoninë e Veriut

“Qeveria e Re në Sofje arrit të fillojë një proces të mirë i cili synon t’i afrojë Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, ta shikojë perspektivën historike, ndërsa në të njëjtën kohë ta shikojë edhe perspektivën në BE”.

Këtë për kanalin bullgar “TV Nova” e deklaroi Ilhan Kyuchyuk, bashkëkryesues i Partisë Liberale ALDE, dhe raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut. Siç AIM, sipas Kyuchyuk, ka tension historik, por jo edhe në planin politik.

Ai tha se ka punuar me këta njerëz për shumë vite dhe tashmë e ka besimin e tyre. Marrëveshja mes dy vendeve nga viti 2017, thotë, e ka hapur rrugën euroatlantike për Maqedoninë e Veriut.

I pyetur nëse beson se Bullgaria duhet të heqë veton për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, ai tha se beson se Bullgaria duhet në mënyrë aktive të punojë brenda rregullave të dakorduara mes të dyja vendeve fqinje.

“Do të jetë një lëshim i madh i politikës së jashtme bullgare nëse e lejojmë këtë luks-Shqipëria të fillojë proces të negociatave, ndërsa Maqedonia e Veriut të lihet anash”, tha Ilhan Kyuchyuk.

Të fundit