20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lagjeja e studentëve e braktisur dhe e lënë pas dore

E lënë në  mëshirë të fatit tash e sa vite lagjeja e studentëve është në gjendje të mjerueshme.

Në këtë lagje, kryesisht jetojnë studentë, të cilët përballen me mungesë të infrastrukturës e cila është  jashtë çdo standardi.

Aty mungon ndriçimi publik, dhe kjo u shkakton telashe studentëve gjatë kthimit nëpër banesa.

Krahas kësaj, dyshimet janë se kjo lagje frekuentohet edhe nga narkomanë të cilët shfrytëzojnë infrastrukturën e parregulluar dhe mungesën e ndriçimit publik.

Por jo vetëm kjo, tufa qensh janë po ashtu edhe një sfidë tjetër që duhet të kalojnë studentët, e për të mos mjaftuar kjo gjatë periudhave me lagështi balta bëhet pengesë për studentët duke vështirësuar jetën e tyre të përditshme .

Qytetarët edhe pse nuk deshën të prononcohen para kamerave për arsye që sic thon ata edhe përkundër reagimeve të tyre të shpeshta si nëpër medium por edhe në kërkesa private institucionet nuk përfillin fjalët e tyre ata kishin vendosur të protestojnë në heshtje duke cilësuar se ëdhe nëse do kishin folur do ishte përësri e kotë. Por nga komuna thonë se do të përmirësojnë ndriçimin publik.

Infrastrukturë tejet e rrënuar, mbeturina të lëna gjithandej, qen endacak, përdorues të drogës në secilin cep si dhe mungesa e ndriçimit në pjesën më të madhe të lagjes, këto janë vetëm disa nga problemet të cilat i shoqërojnë studentët banorë të kësaj lagje.Duke pritur që ti vi fundi kësaj mizorie dhe duke shpresuar për një të ardhme por edhe duke mos pasur zgjidhje qetër si përshembu konvikti i cili vite me radhë është duke u premtuar studentëve duhet do e mos te vazhdojn të jetojn nëpër këto kushte./TV KOHA/

 

Të fundit