Pas reagimeve të opinionit në lidhje me punën në “Lajka”, sonte Qyteti i Shkupit do ta prezantojë programin për punë të kësaj ndërmarrje publike.
“Ditëve të fundit në opinionin dolën një numër i madh dezinformatash dhe të pavërteta në lidhje me programin. U ftoj të martën në orën 18 në debat argumentues me propozimet konstruktive për programin e NP ‘Lajka’”, thuhet në ftesën e Qytetit të Shkupit.
Në opinion periudhën e fundit ka pasur reagime se në programin për punë të stacionarit “Lajka” është paraparë eutanazi e qenëve pozitiv në testin për parvovirozë dhe sëmundje të tjera. Më shumë kanë reaguar aktivistët e kafshëve sipas të cilëve me procedurat e tilla po bëhet gjenocid ndaj kafshëve.
Më 28 shkurt vitin e kaluar Këshilli i Qytetit të Shkupit e miratoi vendimin për formimin e “Lajka”. Ndërmarrja e re publike u formua sepse qytetarët dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve nuk ishin të kënaqur nga trajtimi i kafshëve në rrugë.
MEDIAL.mk