29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

LAJMI I FUNDIT: Edhe një i person prekur me koronavirus në qytetin e Dibrës

Edhe një person është infektuar me koronavirus në qytetin e Dibrës duke e çuar numrin total në 19.

Para pak çastesh konkretisht në ora 19:30 Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, mbajti komunikimin e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend tha se kemi edhe 6 raste të reja me virus duke e çuar në 18 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Ai tha se sot janë testuar 12 persona të tjerë dhe 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv. Një person ka mbërritur mbrëmë në Aeroportin e Shkupit nga Barcelona me temperaturë të lartë dhe është vetparaqitur pranë autoriteteve mjekësore që ndodhen në aeroport, ndërsa 51 pasagjerët  e tjerë që ndesheshin në të njëjtin avion me të prekurin janë vetizoluar në shtëpitë e tyre.

Po ashtu 4 persona janë transportuar gjatë ditës së sotme nga spitali i Dibërs drejt Shkupit duke e çuar në 13 numrin e të shtruarve në Klinikën Infektive të Shkupit, ndërsa 5 pacientë të tjerë ndodhen të shtruar në spitalin e Dibrës dhe janë në gjendje shëndetësore më të qëndrueshme.

Televizioni Koha nga burime të sigurta brenda qytetit të Dibrës mëson se vetëm disa minuta pas përfundimit të konferencës për shtyp të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe ëshë paraqitur edhe një rast i ri. /Tv Koha/

Të fundit