20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Largohet familja e fundit afgane nga Maqedonia e Veriut

Sot, familja e fundit tetë anëtarëshe afgane, Ahmadzai e angazhuar më parë nga NATO-ja, u largua nga Maqedonia e Veriut, me çka me sukses e përfunduam misionin për sigurimin e strehimit të përkohshëm për afganët, të cilët në vendin tonë janë marrë nga baza “Bechtel” në Kosovë, njofton Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, shkruan Osmani në profilin e tij në Facebook, iu ofrua ndihmë dhe mbështetje e vazhdueshme, si rezultat i bashkëpunimit efikas dhe të gjerë ndërinstitucional, si dhe me një angazhim të madh nga Kryqi i Kuq, për çka me këtë rast shpreh falënderim për të gjithë të përfshirit në realizimin me sukses të të gjithë procesit.

“Duke ofruar strehim të përkohshëm për gjithsej 68 afganë, edhe një herë u dëshmuam si partner kredibil i NATO-s dhe kontribuuam në lirimin e forcave të Aleancës të angazhuara në bazën “Bechtel” në Kosovë dhe të njëjtit të operojnë me kapacitet të plotë në krahun lindor, në kontekst të kërcënimeve drejt shteteve anëtare në atë anë, si pasojë e invazionit rus ndaj Ukrainës”, shton Osmani.

Të fundit