29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lazim Destani, pjesëmarës në forumin “BE takon Ballkanin” në Sofje

Forumi i sivjetëm “BE takon Ballkanin” u mbajt dje në Sofje të Bullgarisë. Kjo ngjarje e rëndësishme në kryeqytetin bullgar, ku morën pjesë personalitete të larta të Bashkimit Europian, i bëri bashkë Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit si dhe përfaqësues të institucioneve të larta nga këto vende.
Në këtë Forum u shtruan e u diskutuan tema mjaft të rëndësishme për rajonin e Ballkanit dhe sigurisht mbi çështje që janë shumë aktuale. Ndër këto, vëmendje e vaçantë iu kushtua situatës në Ukrainë, luftës në këtë vend si dhe pasojave që mund ta prekin edhe rajonin e Ballkanit.
Lidhur me temën ‘Përfitime nga integrimi’, ishte mjaft konstruktiv diskutimi mes Ministrave të Jashtëm të rajonit që u zhvillua nën moderimin e ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe komisioneri Europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
Anëtarësimi i Kosovës në strukturat Euroatlantike, aderimi i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Europian morën gjithashtu vëmendjen e merituar ku të gjithë ishim dakord se janë tema që kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë.

Të fundit