02/07/2022
23.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lazim Destani pjesëmarës në punimet e konferencës ‘Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja’

Sot me kënaqësi mora pjesë në punimet e konferencës ‘Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja’ që po i zhvillon punimet më 25-26 nëntor në Prishtinë.

Kjo ngjarje e rëndësishme me karakter ekonomik i ka mbledhur së bashku qindra biznese nga diaspora, biznese të huaja si dhe kompani të shumta nga Kosova.

Synimet e kësaj konference dy-ditore janë, krijimi i lidhjeve mes bizneseve, rritja e eksporteve nga Kosova drejt tregjeve europiane si dhe investimet e rritja ekonomike në Kosovë, ka shkruar filantropi Lazim Destani.

Ky organizim ka për qëllim të krijojë rrjetëzim dhe bashkëpunim mes bizneseve të Kosovës, Diasporës dhe atyre të huaja, duke i bashkuar në një pikëtakim. Krijimi i marrëdhënieve të reja të partneritetit mes bizneseve pjesëmarrëse është mision i ynë, andaj kjo ngjarje synon të ofrojë mundësi të integrimit në fushën e ekonomisë përmes takimeve B2B.

Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të huaja organizohet nga Rrjetet e Bizneseve të Diasporës Shqiptare nga Evropa, në bashkëpunim me projektin e USAID-it EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida. Ky organizim i Konventës së Bizneseve të Diasporës dhe të huaja, mbahet më 25 dhe 26 Nëntor, 2019, në Emerald Hotel në Prishtinë. /Tv Koha/

 

Të fundit