29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lazim Destani, zgjidhet anëtarë i nderi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Filantropi i njohur tetovar Lazim Destani vazhdon të nderohet gjithandej.Për kontributin e tij të dhënë gjatë 30 viteve të kaluara në sfera të ndryshme, zotëri Lazim Destani prej mbrëmë është Anëtarë Nderi I Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

“Me kontributin e tij, që ka dhënë në zhvillimin ekonomik,kulturo sportive dhe në shumë sfera tjera sidomos me lobimin që ka bërë për çështjen shqiptare.Një njeri I palodhur, një njeri që ka sfiduar shumë probleme në jetë, për të qenë këtu ku është si dhe njeriu më I shquar I mërgatës shqiptare sot në botë”, tha Flamur Gashi, nga Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Me këtë rast, zotëri Destani tha se ndjehet i nderuar që është përzgjedhur të jetë Anëtarë Nderi I Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.Ai tha se ky çmim që i ndahet tij, ka rëndësi të veçantë ngase vendimi është marrë më 28 nëntor të vitit të kaluar, në festën e Pavarësisë së Shtetit shqiptar, kurse i ndahet më 17 shkurt në vigjilje të shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Të marrësh këtë çmim do të thotë për mendim tim, është një punë shumë e madhe dhe do të punojmë si ti bashkojmë shqiptarët.Ne të gjithë e dijmë se bashkimi e bën fuqinë.Na presin shumë punë që bashkë të gjithë të arrijmë qëllimet tona që çdo shqiptar e ka në zemër dhe në shpirt” tha mes tjerash Destani, raporton Tv Koha.

Në dekretin e kryetarit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë zotëri Besnik Mustafaj, thuhet se Lazim Destani zgjidhet anëtarë nderi në vlerësim të kontributit të tij, të shquar si filantrop, veprimtar për paqe dhe humanist.Për kontributet e shumta të çmuara, në ndihmë të çështjes shqiptare dhe në mbështetje të aktiviteve dhe qarqeve patriotike në mbarë botën.për reputacionin e tij si një individ i respektueshëm dhe biznesmen i suksesshëm dhe me mirënjohje për veprimtarinë e e tij humanitare, duke bërë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve të thjeshtë.(Urim HASIPI/TV Koha)

Të fundit