25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lazim Destani;Ishte kënaqësi pjesëmarrja në aktivitetin e djeshëm në Tiranë, organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare me temë, “Tryeza e Partnerëve”

Ishte kënaqësi pjesëmarrja në aktivitetin e djeshëm në Tiranë, organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Në këtë takim me temë, “Tryeza e Partnerëve” – Perspektiva të Reja të Investimit në Atdhe, u diskutua mbi aspekte të ndryshme nga sfera e ekonomisë ndërsa në fokus të takimit ishte prezantimi i projekteve për perspektiva të reja investimesh në trojet tona. Këto janë nisma që i shërbejnë vendeve tona, bizneseve, por edhe rritjes së interesit të investitorëve nga diaspora apo atyre të huaj në trojet tona.
Gjej rastin të falënderoj pjesëmarrësit e shumtë, në nivel ministrash, zëvendësministrash e deputetësh, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për ta mbështetur e për ta parë Diasporën Shqiptare si burim zhvillimi për ekonomitë e brishta të rajonit tonë por edhe të dëmtuara në këto kohë jo të mira.
Siç e shpreha në fjalën time në këtë takim, komuniteti i biznesit dhe sidomos bizneset e Diasporës të mbështetur nga Qeveria dhe në bashkëpunim me Organizata tjera kombëtare e ndërkombëtare, kanë më shumë arsye për të qenë më të përkushtuar për ruajtjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit, si dhe për gjetjen e rrugëve e mundësive për investime të reja. Gjithashtu, mendoj dhe gjykoj, se bizneset e Diasporës Shqiptare janë ato që mund ta krijojnë më së miri rrjetin e shitjeve, si dhe ta bëjnë promovimin e produkteve shqiptare në tregjet e vendeve perëndimore.
Uroj dhe shpresoj që ky aktivitet, do t’i shërbejë Shqipërisë, trojeve shqiptare, produkteve shqiptare dhe bizneseve shqiptare të diasporës, por edhe atyre të huaja. Vendet tona kurdoherë kanë nevojë për mbështetjen e diasporës dhe diaspora, për dashurinë e përkushtimin e atdheut!

Të fundit