Rajon

Le Soar: Ndotja e ajrit në Ballkan rrezik edhe për BE-në

Njëra prej gazetave ditore më me ndikim belge, Le Soar, në edicionin e saj të sotëm i kushton reportazh ndotjes së ajrit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe varësinë nga qymyrguri të vendeve të rajonit.

“Ballkani po mbytet në mikrogrimcat”, fillon reportazhi u publikuar sot në gazetë dhe në të cilin përkujtohet se problemi me ndotjen e ajrit në vendet e rajonit nuk ndalon para kufijve të Bashkimit Evropian.

Përderisa BE-ja tenton të vendos qëllime ambicioze për përballje me shkatërrimin e mjedisit jetësor dhe ndryshimet klimatike, Le Soar përkujton se ndotja e ajrit e cila vjen nga Ballkani Perëndimor e rrezikon shëndetin edhe të qytetarëve të BE-së.

“Sipas organizatës joqeveritare ‘Benkuoç’, gjashtëmbëdhjetë centrale të qymyrgurit nga rajoni lëshojnë sasi të njëjtë të dioksidit të squfurit sa të gjitha 25 centralet në BE, ndotje e cila nuk ndalon para kufijve të BE-së: nga 3.906 raste të vdekjes të cilat ndodhin në këto centrale në vitin 2016, mbi 50 për qind janë të regjistruar në vendet e BE-së”, shkruan gazeta.

Në Serbi, lëvizjet civile kërkojnë tranzicion energjetik ndaj burimeve të ripërtëritshme si energjia diellore ose mullinjtë e erës, sqaron në intervistë Dobrica Veselinoviq nga lëvizja “Ne da(vi)mi Beograd”.

Njëherit, Ballkani vazhdon në masë të madhe të varet nga qymyrguri për prodhimtarinë e energjisë elektrike, industria ndot njëjtë si edhe automobilat, ndërsa standardet e mbrojtjes janë më të dobëta, sqaron gazeta.

“Burimi i ndotjes është mirë i njohur, por autoritetet nuk shpejtojnë për ta kthyer listën”, thotë reporteri.

Nga organizata joqeveritare “Benkuoç” e cila i shqyrton fondet e BE-së në Evropën juglindore thonë “Qeveritë e Ballkanit Perëndimor deri në kohë të afërt e kanë ndjekur politikën e njëjtë energjetike si në dekadat e fundit, të bazuar në qymyrgur dhe hidroelektrane, Kjo ka të bëjë, mes tjerash, në qasjen e lehtë deri tek rezervat kombëtare të linjit, të inercisë në mënyrën e të menduarit të elitës politike dhe ekspertëve lokalë, paaftësinë që të kalohet në sistemin energjetik të[ orientuar në tregje, vështirësitë politike për mbylljen e minierave për qymyrgur dhe, edhe pse më vështirë dëshmohet, korrupsioni”, thotë Pipa Gallop nga Benkuoç.

Më tej teksti sqaron se autoritetet në rajon jo vetëm që nuk kanë plan për t’u përballur me ndotjen e ajrit që nga rrënja, por planifikojnë edhe të ndërtojnë centrale të reja të qymyrgurit në vitet në vijim, më shpesh me fonde kineze.

“Kina ka mundësuar të implementohen projekte të cilat është dashur të anulohen pasi bankat evropiane ndaluan të financojnë projekte me qymyrgur, përfaqësuesit kinezë insistojnë se autoritetet lokale janë kthyer ndaj tyre para së gjithash për t’i financuar këto cenrale”, thotë Galop.

Sipas studimit të Kombeve të Bashkuara, ndotja nga qymyrguri e ul shekullin e jetesës për 1,3 vjet. tm/fb/

Related posts

Greqia i kalon 1 mijë të infektuar me koronavirus, 32 të vdekur

Televizioni Koha

Qytetarët do të jenë përher humbës në raport me politikanët a e dini Pse ?.

Televizioni Koha

Një tjetër tërmet i fuqishem 6.4 ballë shkund Detin Adriatik

Televizioni Koha

Leave a Comment