26/05/2022
23.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lëkundjet e mbrëmshme të tërmetit, komuna e Manastirit mbledh shtabin e krizës

Manastiri ka qenë komuna e parë që ka raportuar dëme materiale nga tërmeti i madhësisë 5.3 i shkallës rihter që goditi Ballkanin.

Sakaq ditën e sotme kryetari i Komunës Toni Konjanovski rreth orës 11:00 ka caktuar mbledhje të Shtabit të Krizës, ku mësohet se mes tjerash do të diskutohet për gjendjen në qytetin e Manastirit pas tërmetit të mbrëmshëm si dhe gjendjes prej Covid-19.

Nga Komuna e Manastirit njoftojnë gjithashtu se në mbledhje do të shqyrtohen edhe masat plotësuese të cilat mund të ndërmerren nga ana e shtabit për mbrojtje dhe shpëtim.

Të fundit